31.05.2017 - Dy artistët e njohur të estradës shqiptare Vesa Luma dhe bashkëshorti i saj Big Basta, dje kanë pasur ditë feste.
Kjo për faktin pasi djali i tyre Liani ka festuar ditëlindjen e tij të parë. Çifti simpatik i kanë organizuar djalit të tyre të vetëm një festë me një tortë shumë të bukur.
Këto imazhe nga festa i ka publikuar këngëtarja në profilin e saj në Instastory. Liani i ëmbël mbante në kokë një kapelë ngjyrë të kaltër ku shkruhej në të “Happy Birthady”.
Në ditën kur Liani u bë 2 vjeç, Vesa kishte publikuar një video ku kishte përmbledhur imazhe të mrekullueshme që nga momenti ku kishte sjellë djalin në jetë.
Vesa madje kishte bërë edhe një urim shumë të bukur.
“Jeta ime,Liani im sot mbushi nje vite! Para se te vije ti engjulli jone ne jete, nuk kisha menduar ndonjehere se sa te parendesishme mund te me duken shume gjera tjera para teje...Dashuria e madhe dhe e sinqerte per te pas TY ne jeten tone, reflekton ne bukurine e buzeqeshjen tende! Nuk kam perjetuar lumturi me te madhe se te jem cdo sekond te vitit me ty! Nuk me besohet se qysh tani ke marr zemren e aq shume dashamiresve qe mezi presin te te takojne perqafojne apo te bejne fotografi me ty. Falemderit Zot qe na shperbleve dashurine tone me kete Mrekulli! Falemderit Lian,qe mua dhe babin tend na bere te kuptojme se cka realisht qenka JETA. Te duam deri ne frymen e fundit!”, ishte ky urimi që kishte bërë Vesa
Për më shumë mund ti shikoni fotografitë më poshtë.
Burimi: gazetaexpress