Këngëtarja e njohur shqiptare, Argjentina Ramosaj, ka sjellë në jetë djalin e saj.
Vogëlushi lindi të martën më 21 korrik ora 20.24 në një spital privat në Prishtinë
Argjentina, përmes një statusi në Instagram pak orë pas lindjes, shkruan: “Dhe kështu historia fillon. Mirë se erdhe në këtë botë engjëlli im i vogël Noah”.
Për Argjentinën dhe Dukagjinin, ky është një moment i gëzuar pasi lidhja e tyre solli një dhuratë të çmuar, Noah.
Dukagjin Fetahu që e shihni në foton e fundit në një selfie me Argjentinën, shprehet edhe ai i lumtur për ardhjen në jetë të djalit të tij: “Vogëlushi im është më në fund këtu”, - thotë Dukagjini.
Por ky gëzim është i madh edhe për gjyshen e Noah, Suzana Mushkolaj, e cila siç dallohet në fotot e mëposhtme, i gëzohet ardhjes në jetë të vogëlushit që e ka bërë gjyshe edhe pse ajo dukshëm është shumë e re dhe në top-formë. /a.b/noa.al/