21.07.2014 - Heidi Klum sigurisht që është një ndër supermodelet shumë të kërkuara nga shtëpitë e modës dhe imazhi i shumë kompanive prestigjoze.
Por kur bëhet fjalë për vajzat e saj, Leni dhe Lou, përkatësisht 10 dhe 4 vjeç, Heidi është modeli që ato duan të ndjekin.
Te dyja motrat kishin veshur fustane elegante dhe taka teksa u fotografuan së bashku me mamanë e tyre në New York City.
Gjithashtu duket qartazi se modelja gjermane, Klum kërkon që ta përcjellë edhe tek vajzat e saj dëshirën për fashionin. Leni dhe Lou dukeshin dy zonjusha të vërteta dhe konkuronin denjësisht me mamanë e tyre./tch/