05.10.2016 - Teuta Krasniqi ditë më parë është bërë nënë për herë të dytë duke sjell në jetë një vajzë.
Kjo e fundit u pagëzua me emrin Kaia, një emër i padëgjuar shumë në Kosovë dhe për këtë u temë në shoqërinë tonë.
Në realitet, pas një hulumtimi të bërë del se emri i vajzës së dytë të Teutës ka prejardhje prej greqishtes së vjetër, transmeton Telegrafi.
Një perëndeshë në Greqinë antike është quajtur Caia, ndërsa sipas një statistike të portalit ‘nameberry’ rreth 446 persona e gëzojnë këtë emër
Vlen të theksohet se para aktores Teuta Krasniqi, supermodelja Cindy Crawford pagëzoi vajzën me emrin të tillë në vitin 2001.
Kujtojmë se aktorja me ish-bashkëshortin, këngëtarin Blero kanë një vajzë të quajtur Tara.
Burimi: Telegrafi