21.01.2015 - Këngëtarja Halime Mani ka sjell në jetë fëmijën e parë të saj nga bashkëjetesa më këngëtarin Afrim Muçiqin.
Anëtari më i ri i familjes së tyre është i gjinisë mashkullore ndërsa e kanë pagëzuar me emrin Jon.
Këngëtarja Halimi ka bërë publike në rrjetet e saja sociale një fotografi të foshnjës së vogël, ndërsa mbi fotografi ka shënuar:
“Joni, anëtari më i ri i familjes sonë!”, ka njoftuar ajo, transmeton “Kosovarja”. Prindërit e rinj kanë pritur urime të shumta nga miqtë e tyre. Këngëtarët Afrim Muçiqi dhe Halime Mani u njohën pas turneve të shumta të përbashkëta nëpër koncerte dhe disa bashkëpunimeve muzikore. Pas lidhjes së tyre të dashurisë ata vendosen edhe të bashkëjetojnë. Nga kjo lidhje dashurore, sot u gëzuan edhe me frytin e tyre të dashurisë!
Burimi: Kosovarja