26.07.2013 - Ajo frikësohej se “nuk do të ishte kurrë më një femër seksi”, pasi lindi fëmijën e saj të parë në janar të këtij viti.
Por, Shakira ka treguar se, vetëm 6 muaj më vonë, ajo ruan sërish forma të tonifikuara në një shkallë mahnitëse.
Këngëtarja 36-vjeçare kolumbiane tregoi një pamje perfekte të shtatit të saj e mbi të gjitha një stomak të sheshtë të përkryer, në dy veshje të ndryshme bikini.
Gjatë pushimeve në Hawaii, ajo shoqërohej nga bashkëshorti i saj, futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique./tch/