23.01.2018- Ato janë lindur në të njëjtën orë, por edhe fëmijët i kanë lindur pranë e pranë.
Më binjake sesa kaq nuk mund të ishin.
Estela Ujka ka ngelur shtatzënë me fëmijën e tretë, tre muaj pas së motrës dhe për gjashtë muaj ato kanë qenë të dyja në pritje të ëmbël, mjaltë të ëmbël!
Një foto në muajin dhjetor e postuar nga fashionistja na zbulon shtatzëninë e njëkohshme të motrave.
Tashmë motra e Estelës e ka lindur djalin, ndërkohë që blogerja ka hyrë në muajin e shtatë të shtatzënisë. Ajo pret një vajzë, të tretën, që do e zbukurojë dhe më shumë familjen e tyre.
Por nuk është hera e parë. “Edhe shtatzëninë e mëparshme e kemi pasur në të njëjtën kohë. Atëherë unë isha tri javë përpara, ndërsa tani ishte motra tre muaj para meje”.
Binjake që lindin fëmijë që janë thuajse binjakë. Pasi kanë pasur për vite me radhë çdo gjë identike në jetë, të kishin dhe shtatzënitë, me siguri ka qenë befasuese!
Burimi: kidstime