Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP dhe fëmijët

Genta Cana bëhet nënë për herë të parë

08.08.2019 - Moderatorja e njohur në emisionin e sportit në Klan Kosova është bërë nënë për herë të parë.

Genta Cana ka lindur fëmijën e saj të parë në një spital privat në Prishtinë të shtunën më 3 gusht. Ajo dhe bashkëshorti i saj kanë vendosur që vajzën ta quajnë me emrin Ella.

Si nëna ashtu edhe vajza gëzojnë shëndet të plotë, ndërsa urimet e menjëhershme nga familjarët dhe rrethi shoqëror nuk kanë munguar.

“Është gati fundi i këtij rrugëtimi të bukur. Vajza ime është gati të takojë botën”, shkruante Genta në një prej fotografive të publikuara së fundmi në Instagram, ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur.

Genta Cana dhe bashkëshorti i saj, Nol Fetoshi, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në prill të këtij viti.

Burimi: gazetashneta

... të tjera nga VIP dhe Fëmijët

/komuniteti

/tema e javës

Java: Komente: