Kroi Art është më i vogli në familjen Dudushi dhe sigurisht që gjithë vëmendja i dedikohet vetëm atij.
Gjatë ditës Bieta dhe Albani janë të angazhuar me punë, por mbrëmjen ja kushtojnë vetëm vogëlushit. Përveçse argëtohen me njëri-tjetrin, mami Bieta dhe babi Albani kujdesen që Kroi të marrë edhe edukimin e duhur, për këtë arsye ata kanë filluar t’i mësojnë vogëlushit që në këtë moshë gjuhën angleze.
Pak minuta më parë Bieta ka publikuar në ‘Instagram’ një video, në të cilën Albani shihet duke i mësuar Kroit alfabetin e anglishtes. Babë e bir shfaqen të ulur në një tavolinë dhe gjatë kohës që moderatori lexon dhe shkruan, i vogli përsërit pas tij. Pavarësisht se Kroi Art është akoma 1 vjeç, duket se fillimet e tij me këtë gjuhë ndërkombëtare janë të mbara.
Burimi: kidstime