Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP dhe fëmijët

“Direkt pas lindjes me operacion…” Julka Gramo rrëfen 10 gjërat që nuk dini për të

23.09.2018 - Julka Gramo është një nga figurat më të të dashura televizive. Me siguri e mbani mend kur këndonte vite më parë dhe vokali i saj dallohej shumë shpejt, por prej vitesh i është përkushtuar televizionit dhe radios.

Aktualisht Julka prezanton ‘Pasditja ime lejla’ në ekranin e ‘TVSH-së’, program i cili nis sezonin e ri ditën e sotme, në orën 16:35. Ajo është drejtoreshë në ‘NRG Radio’ dhe drejtuese e emisionit radiofonik ‘You and Me’. Prej kohësh është e martuar me Dj Andy, ndër më të suksesshmit në tregun shqiptar dhe është nënë e dy djemve, Ian dhe Greg. Mes gjithë punës për të arritur një karrierë të suksesshme, Julka ka gjetur mënyrën për të balancuar edhe jetën familjare. Në një intervistë ekskluzive për ‘revistawho.com’ moderatorja e suksesshme ka zbuluar 10 gjërat që nuk i dimë ende për të.

Një nga kujtimet më të bukura nga fëmijëria: Kam fituar garën me biçikleta ndër të gjithë kopshtet e Tiranës. Mbaj mend si sot pistën e vijëzuar në stadium dhe biçikletën time me vetëm 2 rrota (ndërkohë që të gjithë fëmijët e tjerë garues i kishin me 4) dhe kur ju afrova finishit hipa këmbët mbi timon.

Emrin e emisionit ‘Boom’ e kam sugjeruar unë dhe Fiori ende nuk më ka dhënë kafen e premtuar (qesh).

Me disa ushtrime për të forcuar kolonën (pasi përthyhesha shumë) mund të bëhesha një balerinë e mirë, por babai nuk më la, pasi balerinët asokohe kishin një reputacion jo fort të mirë.

Përpara se Elia Zaharia të vinte në grupin ‘Spirit Voice’, vajzat më kishin propozuar mua që të bëhesha pjesë, por nuk e pranova propozimin. Me sa duket kam bërë mirë pasi nga sa më ka treguar Soni Malaj më vonë, Dorina bënte oponencë pasi shihte shumë ngjashmëri mes vetes dhe meje ne grup. Gjithsesi besoj do kishte qenë eksperiencë e bukur nëse do të kisha pranuar.

Fëmijët e mi më ngjajnë shumë në dashurinë e buzëqeshjet pa kufi që dhurojnë.

Eraldo Rexho fillimisht ma propozoi mua që të prezantoja “Lart e Poshtë” në TVSH, por pasi nuk e pranova propozimin e drejtoi vetë.

Fobia ime më e madhe kanë qenë gjarpërinjtë. Kur dëgjoja vetëm të thuhej fjala ‘gjarpër’, mbyllja veshët, mblidhja këmbët dhe më mbusheshin sytë me lot. Tani jam përmirësuar pakëz.

Kam ende një ëndërr personale që s’e kam prekur kurrë dhe gjithnjë më ka tërhequr, të përjetoj të qenurit aktore, por nuk kam shkollimin apo formimin e duhur. Megjithatë nuk i dihet, ndonjë ditë ndoshta marr pjesë në ndonjë ‘casting’ (audicion) dhe fitoj ndonjë rol.

Njerëzit e mi të afërt më thërrasin Uka. Të gjithë fëmijët e vegjël kështu ma thonë emrin dhe më ka mbetur.

Vetëm 7 ditë pas operacionit të lindjes së Greg (ende me dhimbje plage) kam shkuar në ‘Top Channel’ pasi më propozuan të bëja një audicion për të prezantuar ‘Në Shtëpinë Tonë’. Fillimisht isha i vetmi opsion por më pas u shtuan edhe 3 kolege të tjera. Pas dy audicioneve të tjerë, u rendita e dyta, (të paktën kështu më thanë).

Burimi: revistawho.com

... të tjera nga VIP dhe Fëmijët

/komuniteti

/tema e javës

Java: Komente: