11.08.2016 - Megan Fox dhe Brian Austin Green janë bërë prindër për herë të tretë.
Mediat raportojnë se aktorja 30 – vjeçare ka sjell në jetë një djalë. Fëmija i tyre ka lindur me 4 Gusht dhe deri më tani nuk kanë dashur ta bëjnë publik këtë lajm.
Çifti i famshëm ka vendosur që djalin e tyre ta quaj Journey River Green. Deri më tani nuk ka detaje të reja lidhur me Journey, pasi Megan dhe Brian kërkojnë të ruajnë privatësinë e tij, shkruan klantv. Mediat shkruajnë se Megan është një nënë e mrekullueshme dhe se nuk e besojnë dot që është nënë e tre djemve.
Megan dhe Brian janë lidhur së bashku në vitin 2004 dhe më pas u fejuan në 2006, marrëdhënie e cila u pasua me një martesë private ne vitin 2010 në Hawaii.
Burimi: gazetaexpress