26.09.2016 - Një ndër personazhet e ftuar këtë javë në emisionin “Thumb” të gazetareve Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu ka qenë aktori Florjan Binaj, i njohur për të gjithë si polici i “Portokalli”-së.
Edhe pse shumë i rezervuar gjithmonë në dalje e tij, këtë herë Flori ka zgjedhur 2 gazetaret për të rrëfyer më shumë nga jeta e tij, nga kënaqësia dhe vështirësitë e të qenit baba, për pasionet dhe planet për të ardhmen.
Pikërisht për jetën private, i pyetur se përse ai vazhdon ta mbajë ende ‘të fshehur’, aktori është shprehur se familja dhe aktiviteti i tyre është një gjë që i përket vetëm atij dhe se nuk ka dashur asnjëherë ta ekspozojë. Madje, për këtë ai shton se e bën këtë gjë, ndryshe nga shumë të njohur të tij që e shfaqin atë që bëjnë për të marrë disa ‘like’.
Gjithashtu, ai shton se djali që partnerja e tij Sadina pritet të sjellë në jetë e ka lumturuar tej mase dhe se të qenit baba ia ka ndryshuar jetën, duke e bërë edhe më të ndjeshëm.
Burimi: gazetaexpress