06.11.2013 - Bashkëshorti i saj, David Beckham, fluturoi në Nju Jork më parë gjatë javës për arsye pune.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Victoria nuk kishte me kë të shoqërohej në një ceremoni të ndarjes së disa çmimeve të modës në Londër.
39-vjeçarja u shoqërua nga i biri i parëlindur, Brooklyn, i cili tashmë ka lënë pas në shtat nënën dhe pret të kalojë edhe babane.
Victoria, e bërë fillimisht e famshme si këngëtare e grupit “Spice Girls”, tashmë ka si profesion të parë të jetës së saj punën e stilistes./tch/