16.09.2013 - Kate Middleton u shfaq e mrekullueshme në daljen e parë të saj pas lindjes së djalit. Dukesha e Kembrixhit mori pjesë në një mbrëmje gala të organizuar nga fondacion bamirës.
E shoqëruar nga bashkëshorti Uilliam, Kate kishte treguar kujdes për për pamjen në daljen e parë publike të këtij lloji që nga lindja e Princit Xhorxh. Me një fustan të gjatë të Jenny Packham të qendisur me diamantë dhe flokët e lëshuar mbi supe, Kate mahniti të gjithë.
Mbrëmja gala organizohej nga fondacioni “Tusk” që drejtohet nga bashkëshorti i saj, Princi Uilliam. Ky i fundit njoftoi të enjten vendimin për t’u tërhequr nga ushtria mbretërore për t’iu përkushtuar detyrave mbretërore, ndërsa çifti ka kërkuar ndihmën e gruas që u kujdes për Princin Uilliam dhe Princin Herri në vitet ’90 që të bëjë të njëjtën gjë me fëmijën e tyre, Xhorxh./tch/