12.01.2016 - Moderatori i spektaklit “Portokalli” është bërë babai i në vajze nga ditën e dielë.
Prej kohësh ka qarkulluar lajmi se Salsano dhe partnerja e tij aktorja Erjona Kakeli, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, edhe pse vetë ata nuk kanë bërë publike asgjë në lidhje me këtë lajm. Por sipas disa burimeve të afërta për revistën WHO nga miqtë e tyre, çifti po shijon statusin e prindit prej dy ditësh.
Salsano dhe Erjona, kanë një histori gati 10-vjeçare dashurie dhe prej 5 vitesh jetojnë nën një çati. Edhe pse ende nuk kanë bërë martesë me celebrim ata kanë jetuar marrëdhënien e tyre larg vëmendjes së kameras, ndaj shumë pak dinë për jetën e tyre private. Çifti i artistëve nga Elbasani e kanë komentuar lidhjen e tyre si një histori që nuk ndjen domosdoshmërinë për celebrim.
Burimi: noa.al