Alayah, është emri i përzgjedhur nga këngëtarja Fjolla Morina për vajzën e ardhur në jetë tre ditë më parë.
Fjolla ka publikuar një fotografi në Instagram teksa puth të voglën, shoqëruar me emrin dhe sipër saj shkruan, “Puthje nga mami princeshë”.
Kjo është vajza e dytë e këngëtares, pasi disa vite më parë ka sjellë në jetë edhe një vajzë tjetër.
Këngëtarja kosovare ështe treguar mjaft e rezervuar mbi atësinë e Alayah, ndërsa mediat rozë shkruajnë se bëhet fjalë për një biznesmen kosovar.
Shtatzënia e saj ishte ndër më të komentuarat në media, për shkak se ajo nuk u shkëput për asnjë moment nga skena./a.y/noa.al