29.01.2016 - Aktorja e njohur Ema Andrea, ka bërë një dedikim të ndjerë në rrjetet sociale, kjo me rastin e ditëlindjes së vajzës së saj.
"Vështrimi yt më lë pa peshë, sikur ditën e parë që të mora në krah...E gjithë bota për mua janë sytë e tu!!
Dritë e jetë udhëtimesh të lumtura vogëlushja ime!!
Unë nuk e bëra dot botën më të mirë për ty, por ti u bëre Toka ime perfekte!!”, ka shkruar Ema.
Sara Kapo është vajza e vetme e aktores 45-vjeçare. Ajo ka lindur kur Ema ka qenë studente për aktrim, në moshën 23-vjeçare.
Burimi: albeu.com