Kapiteni i Kombëtares Kuqezi, Lorik Cana, është bërë baba para pak orësh.
Burime të portalit Koha.net të afërta me familjen e Canës, bëjnë me dije se ai dhe bashkëshortja e tij italiane Monika janë bërë prindër të një djali.
Kapiteni –vjeçar i kuqezinjve, aktualisht pjesë e skuadrës franceze Nantes, vitin e kaluar ka kurorëzuar lidhjen e tij disa-vjeçare me bukuroshen italiane në një ceremoni madhështore të mbajtur në kryeqytetin kosovar, Prishtinë.
Emri i fëmijës ende nuk është bërë i ditur.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.