26.06.2017 - Të gjithë e mbani mend këngën “Djaloshi im”, që u bë hit disa vjet më parë nga këngëtarja e njohur Mirsa Kerqeli.
Këngëtarja e njohur ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor, transmeton Gazeta Express.
Mirëpo ajo është shumë e përkushtuar ndaj familjes së saj. Vetëm disa ditë më parë Mirsa ishte bërë nënë për herë të dytë i një vajze të ëmbël të cilën e pagëzuan me emrin Ana
Këtë e kishte bërë të ditur vetë Mirsa përmes një fotografie të vajzës që kishte postuar në profilin e saj në Instagram.
“Te kesh nje familje te shendoshe eshte bekim nga zoti. Kopshtit tone te dashurise ju shtua edhe nje lule. Paq fat lulja ime e Qershorit Ana Murati 14.06.2017”, kishte shkruar ajo.
Ndërsa sot ajo përmes një fotografie që ka postuar në profilin e saj në Instastory ajo falënderon kunatën e saj për tortat e bukura që i kanë bërë për Anën e vogël.
“Faleminderit halla Genta per ëmbëlsirat te don Ana”, kishte lënë mbishkrim Mirsa.
Ndryshe Mirsa kishte paralajmëruar projekte të reja për fansat e saj.
Burimi: gazetaexpress