14.01.2018 - Kelly Clarkson është vendosur nën shënjestrën e rrjeteve sociale fill pas deklaratës së saj mbi prindërimin.
Këngëtarja tregoi se shuplakat nuk ia kusente vajzës së saj 3- vjeçare, River- it.
“Nuk është se i gjuaj fort, por thjesht nja dy dacka të mira. Gjithsesi e paralajmëroj duke i thënë të mos vazhdoj, sepse do t’i gjuaj. Të them të drejtën kjo të ndihmon shumë. Ajo nuk e bën më, të paktën jo për ca kohë.” u shpreh ajo.
35- vjeçarja shpjegoi se edhe ajo, kur ishte e vogël goditej nga prindërit. E rritur në Texas, artistja tregoi se si prindërit e gjuanin sa herë bënte gabime.
“Jam nga jugu i SHBA-së, kështu që shuplakat pranohen. Nëse përfundoja ndonjëherë në zyrën e drejtoreshës, mamaja ime e telefononte dhe i jepte leje të më godiste.”
Po kështu “People” raportoi se këtë javë Kelly dha këshillën e saj më të padëgjuar për prindërit:
“Ju duhet një gotë verë dhe jeni okay.”
Pas rrëfimit të saj, opinioni publik e ka kryqëzuar. Ata e kanë konsideruar një nënë përtace dhe të dhunshme.
“Të edukosh fëmijën me shuplakë kjo është përtacëri. Fëmijës foli!” – shkroi dikush.
“Shuplakat i mësojnë dhunën dhe agresivitetin vajzës.”
“Seriozisht e ke? E thua këtë në sy të gjithëve dhe të tjerët shkojnë marrin shembull nga ti!”
Burimi: anabel.al