21.02.2013 - Që Ciljeta u bë nënë pak kohë më parë, të gjithë e morën vesh, por tani ajo na prezanton me të voglin e saj. Nëpërmjet faqes së saj në rrjetin social Facebook, këngëtarja ka ndarë me fansat foton e të birit Fernando.
Djali bukurosh lindi në datë 5, ditën e ditëlindjes së mamit të tij edhe pse këngëtarja kishte planifikuar datën 10 shkurt për ta sjellë në jetë. Dhimbjet e lindjes e kanë detyruar atë të ndërhyjë menjëherë, duke mos i cuar planet deri në fund. Fernando i vogël lindi nëpërmjet një operacioni cezarian dhe sic shihet edhe nga fotoja gëzon shëndet të plotë.
Në lindje ka asistuar dhe babai i fëmijës, Tomas, me origjinë latino-amerikane.
Ndërkohë në rrjetin social, Facebook, në profilin e Ciljetës kanë vërshuar me dhjetëra urime nga miq dhe familjarë të këngëtares, që i urojnë jetë të gjatë Fernandos së vogël./klikomomentin/