05.08.2013 - Të jesh nënë e një të porsalinduri është një prej “profesioneve” më të vështira në botë.
Dhe ndonëse “VIP”-at kanë lehtësira të shumta në jetë, nuk ka asnjë tolerim për ta në këtë drejtim.
E fotografuar të enjten në Los Anxhelos, Hilary Duff shfaqte qartë shenja të rraskapitjes totale, si rrjedhojë e përkujdesjes pas të birit 16-muajsh.
Për fatin e mirë të aktores dhe këngëtares 25-vjeçare, bashkëshorti i saj, lojtari i hokeit në akull Mike Comrie, dukej në një formë shumë më të mirë dhe në gjendje më të përshtatshme për t’u përkujdesur pas të birit me emrin Luca./tch/