10.03.2015 - Prezantuesja e njohur nga emisioni televiziv “Big Brother Albania”, Arbana Osmani, ka sjellë sot në jetë një djalë të shëndetshëm që e ka pagëzuar me emrin Joni.
Arbana sot në orët e para të mëngjesit në maternitetin “Koço Gliozheni” ka marrë për herë të parë statusin e nënës duke sjellë në jetë një foshnje, transmeton shekulli.
Ajo dhe bashkëshorti i saj Arditi ka disa vite që janë në lidhje, dhe familja e tyre është zgjeruar me ardhjen në jetë të këtij engjëlli.
Burimi: telegrafi