17.07.2017 - Së fundi u fol se Angelina Jolie është dobësuar shumë dhe se po kalon ditë të këqija. Madje, u spekulua se ajo është buzë vdekjes, pasi nuk peshon më shumë se 35 kilogramë.
Të gjitha këto po dalin të jenë vetëm thashetheme, pasi ylli i kinematografisë po duket të jetë shëndosh e mirë, biles duke ju gëzuar jetës.
Angelina Jolie këto ditë është fotografuar gjatë një udhëtim në Disneyland bashkë me fëmijët e saj, ku është argëtuar pa fund.
Vizita është kryer me rastin e ditëlindjes së binjakëve të saj.
Të pranishmit thanë se Angelina dukej shumë mirë dhe aspak e mërzitur siç është raportuar.
“Ajo shkëlqente si diell”, tha një dëshmitar.
Burimi: arbresh.info