01.10.2017 - Mesa duket për Ilva Taren dhe Eduard Selimin dhurata e bekuar që prisnin prej kohës tashmë ka ardhur.
Politikani dhe gazetarja e njohur janë shtuar me një pjesëtar të ri në familje.
Ilva ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, një djalë sipas Newsbomb.
Moderatorja ka qenë në transmetim direkt në festën e 10 vjetorit të Ora News dhe fill pas kësaj ka shkuar në maternitetin e Tiranës ku ka sjellë në jetë të voglin e saj.
Të dy gëzojnë shëndet të plotë.
Burimi: albeu.com