19.11.2013 - Mund të jetë shtatzanë me fëmijën e saj të dytë, por nuk ka asnjë shenjë ngadalësimi të ritmit të zakonshëm të jetesës së aktores hollivudiane Drew Barrymore.
38-vjeçarja u fotografua në shoqërinë e bashkëshortit Will Kopelman dhe të vajzës Olive, ndërsa shëtisnin përpara se të uleshin në një kafe, në Hollivudin Perëndimore.
Barrymore është parë aktive së fundmi edhe në aktivitetet e tjera sociale në të cilat është përkushtuar.
Ndonëse priti moshën 37-vjeçare për t'u bërë nënë, Drew dhe bashkëshorti i saj, një konsulent arti duken se kanë vendosur që të rikuperojnë kohën e humbur, duke "projektuar" fëmijën e tyre të dytë në harkun kohor të dy viteve./tch/