14.01.2019 - Almeda Abazi zbuloi disa muaj më parë lajmin e bukur të pritjes së ëmbël.
Megjithëse e ka treguar që në fillesa edhe gjininë e të voglit, fotot e saj kanë qenë të rralla. Ish-missi ka zgjedhur të jetë e rezervuar, por sot nuk i ka rezistuar tundimit për të publikuar një prej tyre. Me barkun e zbuluar dhe e buzëqeshur, Almeda ka ndarë një moment nga përditshmëria.
Kujtojmë se moderatorja e njohur është e martuar me aktorin turk Tolgahan. Ata janë martuar në 2017-ën dhe ky fëmijë ka qenë i shumëpritur për dy të dashuruarit. Almeda ka zbuluar se po e përjeton me shumë emocion të gjithë këtë periudhë dhe ka ndarë disa nga detajet më speciale të pritjes së ëmbël. Djali i çiftit të njohur pritet të vijë në jetë, pranverën e 2019-ës.
Burimi: kidstime