29.07.2013 - Këngëtarja shqiptare, Teuta Kurti, ka sjellë në jetë fëmiun e saj të parë, që është e gjinisë femërore.
Teuta dhe bashkëshorti i saj Dardan Luta janë bërë prindër të një vajze, që ka shtuar gëzimin në familjen e tyre pikërisht në muajin e shenjtë të Ramazanit.
“Falënderimi i takon vetëm Allahut që me begatinë e tij i plotëson punët e mira. Faleminderit për urimet e shumta familjare shokët dhe shoqet nga unë Dardan Luta dhe Aya”, është shprehur Teuta në rrjetin social Facebook.
Teuta ka kohë që nuk ka qenë e pranishme e ndonjë projekt në skenën muzikore shqiptare, ndërsa mbetet të shihet nëse këngëtarja me zërin fantastik do t’i kthehet profesionit që ajo di të bëjë më së miri./telegrafi/