20.02.2017 - David Beckham ka lënë mënjanë të gjitha shqetësimet dhe i ka kushtuar kohën vajzës së tij, Harper, me të cilën ka dalë për ski.
E gjithë familja Beckham aktualisht janë me pushime dimërore në Whistler, ku janë parë të argëtohen në një resort të mahnitshëm.
Pak ditë pas hakimit të emailit të tij, ku kriminelët kibernetikë kërkuan 1 milion paund në mënyrë që të mos i publikonin, Beckham ka vendosur t’i dedikohet familjes, e në një moment të veçantë, vetëm vajzës së tij 5-vjeçare.
Sipas disa raportimeve posta elektronike e Beckham zbulon sesi futbollisti ka përdorur fondacionin e tij për të fituar titullin “Knighhood.”
Burimi: Top Channel