08.01.2019 - Princeshat e kurorës i kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre në spitalin e luksit Shën Mëria të Londrës.
Kate Middleton atje i ka sjellë në jetë të tre fëmijët, e së fundmi edhe e motra Pippa, ndoqi shembullin e saj. Por mesa duket Meghan Marke do të rrëzojë edhe një tjetër traditë të hershme në Shtëpinë Mbretërore të Britanisë.
Ajo thotë se ka një arsye të fortë përse ka zgjedhur një maternitet privat për të lindur fëmijën e saj të parë, pikërisht atë të Frimley Park të Surrey me argumentin se ai i Londrës ka probleme me higjenën.
Sipas autoriteteve sanitare, spitali Shën Mëria ka marrë për kushtet higjenike 2 pikë në një shkallë prej 5 pikësh. Kur Meghani e mësoi këtë, thonë burime pranë saj, vendosi t`i ndryshojë menjeherë planet për lindjen e fëmijës së vet
Burimi: kidstime