08.01.2019 - Emina Cunmulaj na ka mahnitur të gjithëve me postimet e saj të fundit. Ky fillimi viti e gjeti pranë familjes, por destinacioni që zgjodhën ishte shumë special. Ditët e fundit të 2018-ës dhe ditët e para të 2019-ës, ish-modelja e njohur i kaloi në Bahamas.
Mes diellit, rërës dhe detit, Emina publikoi disa foto dhe momente nga festa e ndërrimit të viteve, por jo vetëm. E kush nuk do të donte të shijonte disa ditë vere në mes të dimrit?
Por pushimet për të nuk mbaruan aty. Prej pak ditësh, Emina dhe familja e saj janë zhvendosur në një tjetër destinacion pushimesh, këtë herë në mes të dëborës dhe acarit. Bukuroshja e ekranit ka publikuar sërish momente nga pushimet, ku shfaqet me familjarët e saj.
Emina e ka nisur këtë vit në mënyrën më të bukur dhe me siguri ky do të jetë një ogur i mirë për vazhdimësinë.
Burimi: kidstime