12.12.2016 - Kanë kaluar pesë javë prej se është diagnostikuar me kancer në mëlçi, Noah, djali i këngëtarit të njohur kanadez Michael Buble, tashmë ka filluar trajtimin për sëmundjen.
Djaloshi trevjeçar i dy prindërve të njohur Michael Buble dhe Luisana Lopilato është konfirmuar se është diagnostikuar me këtë sëmundje, në një njoftim zyrtar në nëntor të 2016-s, transmeton "Mirror", përcjell Kolona.info.
Mediet argjentinase kanë raportuar se tashmë ka filluar tkurrja e kancerit, derisa pritet të përfundojë në fund të vitit.
Doktorët planifikojnë që të tkurret mjaftueshëm tumori ndërsa në fund të dhjetorit të operojnë atë.
Burimi: kolona.info