Edhe pse pak ditë më parë në disa evente ku ajo ishte e pranishme është parë e veshur në formën e saj më të mirë dhe mbi taka të larta, më në fund duket se e ka pranuar lodhjen.
Bëhet fjalë për Kim Kardashian e cila po mendon t’i lëjë pushim këmbët e saj të fryra nga takat e larta, ku një ditë më parë i mbante veshur ato në San Diego.
Ylli televiziv doli nga një hotel me një palë shapka dhome të bardha, ndërsa nga dora tërhiqte vajzën e saj North West.
Me sa duket Kim e ka pranuar që shtatzënia dhe kilet e saj do bëjnë të vetën. Një ditë më parë gjatë një ditëlindje familjare, ajo u shfaq me një stil të rehatshëm me të zeza dhe me taka, që siç duket kanë ndikuar negativisht në këmbët e saj./b.l/noa.al/