24.06.2014 - David Beckham duket se i shijon shumë shëtitjet me vogëlushen Harper. Ai është fotografuar të dielën me vajzën e tij në një park të Londrës.
Vajza flinte në një karrocë dhe ai i qëndronte pranë saj. David gjithashtu kishte marrë edhe dy djemtë Romeo dhe Cruz. Ata kishin vendosur të luanin me disa bashkëmoshatarë aty pranë.
Mamaja Victoria nuk ishte e pranishme në shëtitjen e tyre të fundjavës sepse është duke u marrë me punimet e dyqanit më të ri në Londër.
“Unë mendoj se tani është koha sepse i njoh klientët e mi. Kjo do të jetë hera e parë që njerëzit me të vërtetë do të prezantohen me markën time”, tha Victoria Beckham./tch/