03.10.2016 - “Top Show Magazine” solli sot në ekranin e Top Channel një pjesë të kastit të spektaklit të humorit “Portokalli”, i cili nis në datën 2 tetor.
Ndër ta ishte edhe Delinda Zhupa, aktorja që u bë e famshme me rolin e drejtoreshës së Tatimeve. Ajo ka bërë publike për herë të parë një lajm tepër të veçantë për të dhe familjen e saj.
Zhupa ka treguar për ndjekësit e programit se është në pritje të fëmijës së saj të parë me partnerin me të cilin është fejuar prej 2 vitesh e përveç kësaj ajo ka bërë të ditur edhe gjininë e foshnjës: djalë.
Duke pritur të shohim rolet e saj të radhës në “Portokalli”, ne i urojmë Delinës një shtatzëni të mbarë!
Burimi: Blitz.al