16.08.2017 - “Ja ku po vjen ajo, toka ka tërmet!” – e thotë edhe kënga për Aurela Gaçen dhe është e vërtetë. Aq energjike dhe sportive sa ajo shfaqet në skenë dhe jashtë saj, vështirë se mund të ketë konkurrencë.
Megjithatë, si të gjitha nënat e tjera, (mos harrojmë se Aurela u bekua me vajzën e dytë vetëm disa muaj më parë), edhe këngëtarja e njohur ka hedhur shumë djersë e ka përjetuar shumë lodhje për të arritur një peshë të kënaqshme për trupin e saj.
Aurela ka ndarë me të gjithë miqtë e saj virtual vetëm para pak minutash sfidën e saj të 8 muajve të fundit. Ajo tregon se për 8 muaj ka humbur 17 kile duke u ushtruar vazhdimisht dhe duke u ushqyer shëndetshëm, duke inkurajuar kështu të gjitha nënat“
Fotoja e parë, fiks dy muaj mbas lindjes së vajzës së dytë, sapo kisha filluar nga pak e nga pak ecje. Fotot e tjera sapo u shkrepën. 88 kg shkova. E tani, sot 8 muaj mbas lindjes, peshorja shënon 71. Vetëm e vetëm me punë. Asgjë nuk është e pamundur. Për të gjitha nënat e reja, mos kujtoni se nuk mundeni. Të dashura, jemi të bukura ashtu siç jemi sepse trupat tanë kanë mbajtur jetën e re, Zoni na ka bekuar me këtë mundësi por postimi im është jo edhe jo për peshën.
Jo edhe jo për kilogramët. Na duhet të jemi të shëndetshme, të forta për fëmijët tanë. Të jemi të lumtura me veten, për familjen dhe shoqërinë. Me sport, më besoni që çlironi energjitë negative që duam apo nuk duam i marrim sepse jemi njerëz. Jo dieta, ushqehu shëndetshëm. I bëjmë shërbimin më të mirë shëndetit tonë dhe fëmijëve ju japim forcë të mos dorëzohen për asgjë në jetë.
Mos lejoni asnjë t’ju tregojë të kundërtën. Ne nënat jemi të bukura, me çdo shenjë në trup, me celulit, me tule. Zoti e di pse na e dha neve këtë mundësi. Sepse Ai e di që ne jemi luanesha të brishta…” – ka përfunduar këtë mesazh shumë të bukur Gaçe e cila është falenderuar nga shumë vajza e gra në komente.
Burimi: Blitz.al