30.01.2019 - Reperi i njohur shqiptar, Lyrical Son, është bërë baba për herë të dytë.
Vajza e tij erdhi në jetë në datë 26 janar, por ai vendosi ta mbante të fshehtë këto ditë. Megjithatë sot ai vendosi të ndajë me të gjithë një fotografi të ëmbël të vogëlushes së sapolindur përkrah motrës së madhe. Bashkangjitur fotos ai ka falenderuar njerëzit më të afërt, ndër ta prindërit dhe bashkëshorten e tij.
“Falenderimi i takon Zotit së pari, për të gjitha këto të mira që jemi duke i parë dhe shijuar. Pastaj falenderoj prindërit e mi që më rritën, edukuan dhe sakrifikuan për mua. Faleminderit dhe Gresa Krasniqi që është duke bërë punën apo titullin më të mirë që mundet Zoti të të japë, nënë. Nuk mundem të harroj edhe të gjithë ju që më bëni të ndihem i veçantë ditë për ditë. Faleminderit për gjithë fjalët e urimet. Ju duam, familja Arifi”, – ka shkruar reperi. Lyrical Son konfirmoi lajmin për ‘Gazeta Express’ dhe zbuloi se vajzën e tij e kishte pagëzuar me emrin, Erika.
Burimi: gazetaexpress