17.07.2017 - Sigurisht që çdo kush mund të ketë qëlluar të dëgjojë në radio të paktën një herë, një ndër zërat më të mirë të Top Albania Radio pikërisht atë të Jonida Aliçkollit.
Në një intervistë për “Interview” Jonida, mamaja e Mias 3 vjeçare ka dhënë lajmin që është sërish në një pritje të ëmbël. Është ende herët për të mësuar nëse bëhet fjalë për vajzë apo djalë por ajo që mund të themi me bindje është se Jonida, bashkëshorti i saj Andi dhe Mia e vogël mezi presin që të shohin pjestarin më të ri të familjes.
Nuk na mbetet gjë tjetër veç se ti urojmë moderatores një shtatëzëni të mbarë!
Burimi: kidstime