15.07.2013 - Këngëtarja Miranda Hashani për të dytën herë është bërë nënë.
Ylli i muzikës ka sjellë në jetë djalin e saj të dytë të cilit ia vuri emrin Det. Ajo ndjehet mjaft e lumtur për këtë. “Është një emocion i madh të bëhesh nënë për të dytën herë.
Deti erdhi në jetë në momentin e duhur, pikërisht në kohën kur Doni kishte nevojë për një vëlla”, ka thënë ajo për “Zëri”.
Pjesën dërmuese të kohës së shtatzënisë Miranda e ka kaluar në Gjermani, ku edhe atje ka lindur. Mirëpo pas një kohe të shkurtër ajo planifikon të kthehet në Kosovë dhe të vazhdoj punën në karrierën muzikore.
“Padyshim se do të rikthehem me projekte të reja, do të vazhdoj të realizoj këngë për adhuruesit e mi”, shprehet në fund ajo. /zeri/