20.12.2019 - Kate Middleton dhe Princi William janë të vetëdijshëm se fëmijët e tyre kanë një jetë me shumë privilegje, por ata dëshirojnë që t’i mbajnë me këmbë në tokë.
Në tetor të gjithë bashkë ata panë një ndeshje futbolli të skuadrës së preferuar të William dhe gjithçka u duk shumë normale. “Ishte shumë natyrale dhe këndshëm. Dhe kështu janë ata. Ata e dinë se çfarë po vjen (duke qenë se janë afër fronit) dhe duan që fëmijët e tyre të kenë një start sa më normal”, kanë thënë burime për “People”.
Rritja e fëmijëve të tyre është gjëja më e rëndësishme për Kate dhe Wlliam, ndërkohë që përgatiten për rolin e Mbretit dhe Mbretëreshës që do të kenë në të ardhmen. Në një program special në televizion Kate dhe William kanë treguar se fëmijët e tyre janë shumë të interesuar për të pastrehët dhe se ju vjen keq sa herë shohin dikë duke fjetur në rrugë.
Kujtojmë se Duka dhe Dukesha e Cambridge janë prindër të tre fëmijëve, Princit George, Princeshës Charlotte dhe Princit Louis.
Burimi: kidstime