19.11.2014 - Pas ceremonisë përrallore të martesës në Venecia, George dhe Amal Clooney dëshirojnë të bëhen prindër. Revista “Woman’s Day” shkruan se aktori dhe bashkëshortja e tij, avokate e të drejtave të njeriut po planifikojnë adoptimin e një fëmije nga një vend i shkatërruar nga luftërat.
Luftërat nuk mungojnë kurrë, ndaj edhe George dhe Amal nuk duhet ta kenë të vështirë që të përzgjedhin vendin dhe nisur nga origjina libaneze e Amal, çifti po kërkon adoptimin e një fëmijë të mbetur pa prindër për shkak të luftimeve në Siri.
Sipas të njëjtës reviste, George dhe Amal mezi po presin të adoptojnë një fëmijë, nën shembullin e miqve të tyre Matt Damon-Cindy Craëford apo Brad Pitt Angelina Jolie. Këta të fundit kanë tre fëmijë të adoptuar, Pax, Maddox dhe Zahara.
Burimi: Top Channel