Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP dhe fëmijët

Jessica Alba, aktore, biznesmene... nënë e përkushtuar

Jessica Alba shëtitje me vajzat

23.03.2015 - Jessica Alba është një aktore dhe biznesmene shumë e zënë, por ajo gjen gjithmonë kohën për të bërë detyrën si nënë e dy vajzave.

Ditën e premte 33-vjeçarja i mori Honor dhe Haven për një shëtitje dhe për të shijuar një akullore në rrugët e Los Anxhelesit.

Aktorja u shfaq e veshur me një stil “business-casual”. Xhaketë blu, bluzë të bardhë, xhinse moderne dhe këpucë të sheshta. Për t’u kompletuar, syze dielli rrumbullake dhe kapele.

Edhe vajzat e saj anonin më tepër nga thjeshtësia sesa modernizimi që karakterizon VIP-at e Hollivudit.

Honor ishte veshur po ashtu me bluzë të bardhë, pantallona të shkurtra dhe sandale, ndërsa Haven me një fustan të bardhë dhe atlete ngjyrë argjendi.

Menjëherë pas shëtitjes, Alba është drejtuar për në aeroportin e Los Anxhelesit, për t’u marrë me angazhimin e radhës në aspektin profesional.

Burimi: Top Channel

 

... të tjera nga VIP dhe Fëmijët

/komuniteti

/tema e javës

Java: Komente: