Miriam Cani dhe Alban Skënderaj kanë vetëm pak kohë që kanë bërë publik lajmin se së shpejti do të bëheni prindër për herë të parë.
Ditën e sotme, përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij të Instagram-it, Albani ka treguar se e adhuron çdo ditë e më shumë princeshën e tij të vogël, duke lënë kështu të nënkuptohet se do të jetë babai i një vajze.
"E adhuroj çdo ditë e më shumë princeshën time të vogël," shkruan këngëtari bashkangjitur një fotografie ku shihet barku i rrubullakët i Miriam Canit./a.y/noa.al