19.05.2017 - Ai ka fituar simpatinë e femrave në botë duke nisur nga Dukesha e Kembrixh tek Ivanka Trump. Por tashmë Justin Trudeau, kryeministri kanadez, tregon një tjetër anë të tij, atë të “babait të nxehtë”.
45-vjeçari ka postuar disa foto te mrekullueshme të tij me djalin 3-vjeçar, Hadrien në Facebook duke thënë: “Kisha pak shoqëri në zyrë sot!”.
Fansat janë kënaqur me fotot interesante të bjondit të vogël Hadrien që qëndron në tavolinën e punës së të atit, dhe përshëndet delegatët e asamblesë gjatë një takimi.
Justin, baba i tre fëmijëve gëzon një martesë të lumtur me Sophie Gregoire, dhe përveç Hadrien çifti ka dhe dy fëmijët Ella- Grace tetë vjeç dhe Xavier, 9 vjeç.
Burimi: Top Channel