26.09.2016 - Pavarësisht se ai u tërhoq nga kombëtarja shqiptare e futbollit, për të gjithë tifozët Lorik Cana vijon të mbetet kapiteni i kuqezinjve.
Dita e djeshme ka qenë vërtetë e shënuar për të, pasi i biri Boiken festoi ditëlindjen e tij të parë.
I emocionuar, Loriku postoi mbrëmjen e djeshme (e premte) një fotografi familjare në Instagram, ku shihej bashkë me të shoqen dhe të voglin e tyre, moment nga festa e ditëlindjes. “1 vjetori i djalit tim sot. Je kuptimi i jetës time dhe pasuria që Allahu më ka fal!!! Të dua Boiken”, shkruan Cana për të birin. Loriku u bë baba për herë të parë 23 shtatorin e vitit 2015, si fryt i dashurisë me bashkëshorten italiane Monica.
Burimi: noa.al