07.09.2017 - Motrat Gjoni janë njohur gjithmonë për jetën e tyre prej princeshash dhe të njëjtën gjë po trashëgojnë edhe tek fëmijët e tyre.
Sidomos Inisi që ka sjellë në jetë një vajzë, së cilës nga natyra i takon të përkëdhelet më shumë. Shpesh në rrjetet sociale ajo poston foto dhe video nga e vogla Coco Antonel, ku bien në sy veshjet e saj të bukura e shumë të kushtueshme dhe shumicën e rasteve ato vishen edhe njësoj me njëra-tjetrën.
Madje e vogla e shoqëron mamin edhe në qendrat e trajtimeve estetike siç janë SPA-të duke na krijuar idenë e një princeshe bizele. Në videon e fundit Coco shfaqet duke kërcyer, talent i trashëguar nga e ëma, para një makine luksoze, me një fustan përrallash.
Burimi: kidstime