26.12.2013 - Kate Winslet, ashtu si të gjithë VIP-at e kohëve të fundit, ka vendosur që fëmija i saj të ketë emër kafshe: aktorja i ka ngjitur emrin Bear djalit të saj që në shqip përkthehet “ari”.
Gjithsesi, kur babai quhet Ned RocknRoll, është e pritshme që edhe djali të ketë emër të çuditshëm.
Një burim tha për ‘The Sun’: “Cifti është shumë i lumtur që është bërë me djalë. E adhurojnë dhe i kanë vënë emrin Bear.”
Burimi bëri të ditur gjithashtu se djali do të mbajë mbiemrin e nënës, pra Bear Winslet./tch/