08.10.2013 - Halle Berry është bërë sërish nënë. Aktorja fituese e një çmimi Oscar ka lindur një djalë të shtunën në Los Angeles.
Vogëlushi është fëmija i saj i parë me bashkëshortin Olivier Martinez.
47-vjeçarja ka një vajzë 5-vjeçare me ish të dashurin Gabriel Aubry.
Ndërsa, përsa i përket martesave, ajo me Olivier Martinez është e treta për aktoren e famshme hollivudiane./tch/