Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP dhe fëmijët

U bënë sot prindër, por ky detaj i Mozzikut dhe Loredanës po çmend rrjetin

19.12.2018 - Çifti shumë i komentuar në media e rrjete sociale, Mozzik dhe Loredana u bënë sot prindër për herë të parë. Loredana solli në jetë një vajzë të cilën çifti e pagëzuan me emrin Hana.

“Emri më i bukur në botë BABË !

Faleminderit Zot për këtë dhuratë të shenjtë !

Mirë se erdhe në jetë Hana ime e vogël !

Nuk gjej as fjalë ta përshkruaj këtë ndjenjë,i përlotur duke puthur gruan time të dashur sot po i uroj lindjen e parë,e fëmijën e parë !

Do ju dua sa të kem jetë.”- shkruante Mozzik në postimin e tij ku shihet paksa vogëlushja.

Mozzik ka postuar edhe një foto tjetër ku shihet duke mbajtur dorën e Loredanës e pikërisht kjo foto ka zbuluar se çifti nuk janë thjesht të dashur.

Tanimë Mozzik dhe Loredana janë të martuar pasi në foto në shirit shkruhet Loredana Aliu që është mbiemri i reperit.

Burimi: kidstime

... të tjera nga VIP dhe Fëmijët

/komuniteti

/tema e javës

Java: Komente: