29.01.2016 - Anëtari i bandës “One Direction”, Louis Tomlinson, ka ndarë me të gjithë fansat e tij në Twitter, një foto të djalit të tij.
Në foton bardh e zi ai shkruan: “Njihuni me djaloshin tim të vogël, Freddie”. Louis Tomlinson u bë baba nga ish e dashura e tij, Briana 23 vjeçare dhe lajmin e bëri publik po nëpërmjet mediave sociale. Ata nuk janë më bashkë, ndërsa 24 vjeçari shoqërohet me aktoren Danielle Campbell.
Burimi: albeu.com